AL-Social

- Urime Festat E  Fund  Vitit!

Krijo Blogun Tend Post New Entry

Fjalekalimi i Bankes qendrore te Frances ishte 123456

Posted by SkrillexXAL on December 25, 2012 at 2:40 PM Comments comments (0)

Në kohët tona ja vlen të kesh fjalëkalim shumë të fortë për të mbrojtur sigurinë e dokumenteve tuaja. Nëse keni fjalëkalim të dobët, jeni duke kërkuar për telashe.

Siç duket, banka qendrore franceze ka pasur njërin prej më të lehtëve. Një qytetar francez ka shkelur pa qëllim sigurimin e bankës përmes telefonit të tij. Qytetari u kap nga autoritetet franceze menjëherë dhe u lirua vetëm pasi u akuzua si “hacker”.

 

Incidenti ka shkaktuar një rënie të sistemit prej 48 orësh, në të cilin ruheshin dokumentet e borxheve të konsumatorëve. Qytetari i cili hyri në sistem, po provonte të paguante përmes telefonit të tij dhe u udhëzua nga një link në një forum për të cilin mendoi se të udhëzonte në ueb faqe të bankës.

 

Kur iu kërkua fjalëkalimi ai shtypi 123456. Në këtë rast, hyri në sistemin bankar.

 

Shpresojmë, që pas këtij incidenti, banka do të forcoj sigurimin e saj!

Betlehem, festohet lindja e Jezu Krishtit

Posted by SkrillexXAL on December 25, 2012 at 2:35 PM Comments comments (0)


Mijëra pelegrinë të krishterë, nga e gjithë bota, janë duke festuar lindjen e Jezusit në Betlehem.

 

Dita kulmoi me Meshën e prag-Krishtlindjes në Kishën 1700-vjeçare të Lindjes, të ndërtuar në vendin ku besohet se Jezusi u lind.

 

Si çdo vit, edhe në Tiranë është kremtuar Mesha e Krishtlindjes në katedralen e Shën Palit, meshë e cila u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita. “Kremtojmë sot ngjarjen më të madhe në historinë e njerëzimit. E presim këtë ditë, siç e kemi traditë ne shqiptarët, me përulësi”, tha Imzot
 Rrok Mirdita.



Në Betlehem, kreu i Kishës Katolike Romane në Jeruzalem, shprehu mbështetjen e tij për shtetin palestinez.

Papa Benedikti u lut që izraelitët dhe palestinezët të kenë mundësi të jetojnë në paqe.

 

 

 

Ai u lut gjithashtu për paqe në Liban, Siri dhe Irak.

 

 

 

Mesha, zakonisht e mbajtur në mesnatë, u soll përpara me 2 orë, për të shmangur lodhjen e Papës 85-vjeçar.Më herët gjatë së hënës, Patriarku Latin, Fouad Twal, tha se Krishtlindja duhet të jetë një festë “e lindjes së Krishtit, lordit tonë, dhe e lindjes së shtetit të Palestinës”. “Rruga për krijimin e shtetit të mirëfilltë mbetet ende e gjatë, si dhe do të kërkojë një përpjekje të përbashkët”, tha ai.

 

 

Patriarku, i cili u lind në Jordani, udhëhoqi procesin simbolik nga qyteti i vjetër i Jeruzalemit drejt qytetit West Bank, duke kaluar përmes barrierave ndarëse dhe pikave të kontrollit të izraelitëve.

 

Ai u prit në kishën në sheshin Manger, nga mijëra turistë, pelegrinë dhe klerikë. Patriarku mbajti më vonë edhe Meshën në Kishën e Lindjes.Nga ky vend i bekuar, ftoj të gjithë politikanët dhe njerëzit, që kanë dëshirë të punojnë me vendosmëri për paqen dhe pajtimin, të përfshijnë Palestinën dhe Izraelin në mes të të gjitha vuajtjeve në Lindjen e Mesme”, tha ai.


Megan Fox , Gjoksi Qe Cmendi Mbare Boten

Posted by SkrillexXAL on December 25, 2012 at 2:30 PM Comments comments (0)


Leslie Mann është shprehur se Megan Fox ka gjoksin më të bukur që ajo ka parë ndonjëherë. Aktorja komike ka interpretuar së bashku me bukuroshen brune në filmin komedi ‘This Is 40’ dhe e ka parë nga afër kolegen e saj duke u mahnitur aq sa për ta thënë në një intervistë për ‘Yahoo Movies’.

 

“Megan ka gjoks të mrekullueshëm. Më të bukurin që kam parë ndonjëherë”, theksoi Mann, e cila interpreton në film një pronare dyqani, ndërsa 26-vjeçarja Fox luan rolin e shitëses.

 

Në një skenë, Mann prek gjoksin e Fox pasi e ka të pamundur ta besojë që është i vërtetë

 

 

“Unë i mbroj shumë aktoret e reja dhe doja që ta xhironim këtë skenë sa më shpejt sepse ajo ndoshta ndihej në siklet. E dija që rreth e rrotull kishim djem që po e çlironin fantazinë në ato momente, kështu që ia vesha shpejt bluzën”, deklaroi Mann.

 

 

+1 New ne AL-SOCIAL.TK

Posted by Besar Mislimi on November 30, 2012 at 12:15 AM Comments comments (0)

SShare ; VideoChat ; Group ; Chat ; Krijo Blogun Tënd

Krijo Blogun tend!

Posted by Besar Mislimi on November 29, 2012 at 9:20 AM Comments comments (0)

AL-Social ju mundeson te krijoni Blog ! Duke klikuar ne "Post New Entry" E cila u mundesua nga Administratori B.M!